Aulon Naçi është zgjedhur drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Lajmin e konfirmoi ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet e tij sociale. Në postimin e tij, Gonxhja tha se përzgjedhja ishte bërë përmes një procesi konkurrimi platformash.

“Përzgjedhja u bë një Juri, përmes një procesi konkurrimi platformash, të zyrtarizuar me miratim nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrit të Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit – MEKI,”-shkruan Gonxhja, ku përveç urimeve, i ka bërë edhe një prezantim drejtorit të ri.