Java e 29 e Kategorisë Superiore nuk do të luhet në fundjavë, por në fillimin e javës së ardhshme, për shkak të modifikimit që i ka bërë FSHF kalendarit duke ngjeshur ndeshjet për të mbaruar më shpejt edicionin.

Sfidat e para do të luhen të hënën, të dyja të planifikuara në orën 17:00 nga FSHF. Dinamo-Bylis dhe Skënderbeu-Partizani, janë ndeshje që shohin dy prej skuadrave të katërshes së parë të luajnë ndaj ekipeve që luftojnë për mbijetesë dhe çdo rezultat mund të ndryshojë panoramën në të dy grupet.
Përplasje po aq delikate janë edhe ato të së martës, me Laçi-Egnatia që luhet në orën 13:30. Më pas janë Teuta-Elbasani dhe Tirana-Vllaznia, të cilat janë të planifikuar anë orën 16:30. Duhet theksuar se nuk ka ende një stadium për “klasiken” e futbollit shqiptar, pasi Teuta luan në të njëjtën ditë dhe nuk lëshon dot “Niko Dovanën” për bardheblutë.

JAVA 29

E hënë, datë 10 mars

Dinamo-Bylis ora 17:00

Skënderbeu-Partizani ora 17:00

E martë, datë 11 mars

Laçi-Egnatia ora 13:30

Teuta-Elbasani ora 16:30

Tirana-Vllaznia ora 16:30