Nuk ka fitues në Ballsh, në ndeshjen ndërmjet Bylisit dhe Laçit, me sfidën e Superiores që përfundoi pa gola.
Ndeshja nisi zjarr, me kurbinasit që reklamuan një penallti në minutën e 3-të, por Hamiti nuk ndau të njëjtin mendim as pas rishikimit me VAR.
Me kalimin e kohës, vendasit tregojnë dëshirë të madhe dhe në minutën e 25-të, Ruçi tentoi me një të majtë në brëndësi të zonës, por pa mundur dot të shënojë.
Në minutën e 71-të, laccjanët nuk shfrytëzojnë si duhet një zbritje të shpejtë, me Traore që gabon para portierit.
Pas kësaj ndeshje, Laçi është në vendin e gjashtë me 33 pikë, ndërsa një pikë më pak ka Bylis në vendin e shtatë.