Bashkimi Evropian “shpreh keqardhjen” për tarifat e vendosura nga SHBA-ja mbi importet nga Meksika dhe Kanadaja, tha sot një zëdhënës i Komisionit Evropian.

“Kjo lëvizje rrezikon të dëmtojë tregtinë globale, partnerët kryesorë ekonomikë dhe të krijojë pasiguri të panevojshme në një kohë kur bashkëpunimi ndërkombëtar është më vendimtar se kurrë”, u shpreh zëdhënësi.
“Këto tarifa kërcënojnë zinxhirët e integruar të furnizimit, flukset e investimeve dhe stabilitetin ekonomik përtej Atlantikut”, shtoi ai.

“BE qëndron me vendosmëri kundër masave proteksioniste që dëmtojnë tregtinë e hapur dhe të ndershme. Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të rishqyrtojnë qasjen e tyre dhe të punojnë drejt një zgjidhjeje bashkëpunuese dhe të bazuar në rregulla, që të përfitojnë të gjitha palët”.