Një situatë tepër e pakëndshme dhe në siklet ishte ajo e Belind Këlliçit sot gjatë prezantimit të koalicionit me 26 parti, që PD ka krijuar me emrin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Në fund të ceremonisë, Berisha iu afrua në reshtin e parë ku u dha dorën të gjithë aleatëve. Kur iu afrua Belos ky i fundit i zgjati dorën, por Berisha nuk ia shtrëngon dhe largohet. Videoja ku Berisha ‘ia lë thatë’ po bën xhiron e rrjetit./Shqiptarja