Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u bëri thirrje jashtë ambienteve të Kuvendit gazetarëve që të bojkotojnë publikimin e daljeve të Kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se ky bojkot duhet të zgjasë deri sa Rama të dalë para gazetarëve. Ai shtoi se Rama e ka braktisur gjithashtu dhe Parlamentin.

“Parlamenti sot ishte se gjemia e braktisur nga kapiteni. Edi Rama ka braktisur gjeminë që po mbytet dhe nuk do të jetë i pranishëm. Ka javë të tëra që nuk duket dot në parlament, por ka më shumë që nuk del dot para jush. Këtë e konsideroj akt të rëndë. Dhe ftoj mediat që gjersa ai të dalë para gazetarëve të mos i transmetojnë asnjë fjalë dhe presje të marrëzirave që flet”, tha Berisha.