Sali Berisha konfirmoi këtë të hënë, se Ilir Meta do të jetë në listën e sigurtë të kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike, pavarësisht se ndodhet në burg.
Si të mos mjaftonte kjo, edhe pse tashmë partia e Ilir Metës nuk ekziston më dhe sipas sondazheve, nuk merr as një përqind të votive, Berisha ka premtuar edhe tre mandate të sigurta, për kandidatët nga Partia e Ilir Metës.
Ndërkohë, do të japë edhe tre mandate për aleatët e tjerë të PD-së, një prej të cilëve i përket sigurisht Fatmir Mediut.
Në një kohë që në PD po bëhet një luftë e madhe se kush do të dalë deputet, aq më tepër që parashikimet janë që në 11 maj, e arrijnë a jo numrin e 40 deputetëve, Sali Berisha me një të rënë të lapsit “dhuron” 7 mandate.
Kuptohet, atij nuk i intereson as fati i PD dhe as e ardhmja e kësaj partie.
Ai kërkon të ketë pas vetes ata që e ndjekin në betejën e tij.
Dhe Ilir Meta natyrisht, është njeriu me i dobishëm dhe më besnik për të, pasi kanë të njëjtin hall.
Çudia vjen nga PD, ku askush nuk pipëtin për favoret e Berishës, që ua jep mandatet kujt dëshiron vetë!
Gaz Bardhi, natyrisht nuk mund të flasë, se është nën ethet e fatit të vet, nëse do të kandidohet nga Berisha apo jo.
Pas 11 majit, ndoshta fillon e flet!/TEMA