Avokati Idajet Beqiri thotë se Sali Berisha ka kryer afera korruptive dhe se fatin e ka të zi.

Në një intervistë për “Newsline”, avokati u shpreh se SPAK po zvarrit padrejtësisht çështjet e 21 Janarit dhe Gërdecit.

“Berisha ka 21 janarin, ka në qafën e vet Gërdecin, që po e zvarrit SPAK dhe nuk po e çon në gjyq. Berisha ka një sërë aferash korruptive.

I ka bërë hapur dhe vazhdon t’i mbrojë. Sa të vijë, do iu ja jap unë detin, i thotë Greqisë. Berisha, fatin e ka jashtëzakonisht të zi.

Nuk mund të diskutohet asgjë tjetër për të dhe familjarët e tij, përveçse burgimit të përjetshëm, që e ka të merituar”, theksoi ai.