Endri Shabani i Nismës ‘Thurje’ u shpreh se Sali Berisha nuk ofron asgjë të re por konkuron vetëm për të ruajtur listën e mbyllur.

Madje parashikon që pas zgjedhjeve të 11 majit Berisha të përfaqësojë një parti të vogël që do të shpërbëhet më pas.

“Problemi me Berishën është që nuk e gjykojmë për fajin e Ramës por si kandidat për të zëvendësuar Ramën. Çështja është që Berisha nuk ofron asgjë të re por konkuron për të ruajtur listën e mbyllur me militantë të sigurt dhe po kandidon si prind për hallin e vajzës, djalit.

Pra kandidon si prind. Unë mendoj që pas 11 maj Berisha do të përfaqësojë një parti të vogël”, tha Shabani në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv.