Sali Berisha ka nisur fushatën kundër Spak me sulme ndërkombëtare. Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian se kanë kontribuar direct në ndërtimin drejtësisë së re, sipas tij politike. Vetëm se kryedemokrati kujdeset të specifikoi sulmet nuk janë për Donald Trump, por ish administratën Biden.
“Së pari, ndonëse shkruhet gjerësisht dhe është analizuar gjerësisht, përsëri edhe lehtë nuk pranohet.
Nuk pranohet sepse ndërtimi i kësaj narkodiktature u mbështet nga administrata e shkuar e SHBA, por në njëfarë mënyrë u bekua me heshtje edhe nga BE.” Dhe sërish për të gjitha fajin sipas tij e ka Edi Rama. Berisha tha se ai bashkë me ndërkombëtarët ka patur një projekt për ta lënë Shqipërinë pa opozitë.
“Dhe kjo bëri që narkodiktatori i këtij vendi të shëtisë në Europë dhe botë me atlete të bardha, të hiqet si piktor apo sportist, në një kohë kur ai ishte personi që arrestonte tre liderë të opozitës në projektin e tij Shqipëria pa opozitë.”
Keto deklarata Berisha i bëri në nje forum të grave të Partive Popullore Europiane, i mbajtur mesditën e kësaj të shtune në Tirane, ku e pranishme ishte edhe ish eurodeputetja Doris Pack.