Sali Berisha ka njoftuar një protestë kombëtare të opozitës, këtë herë kundër vendimit të qeverisë për të mbyllur zyrtarisht me 12 muaj rrjetin social TikTok
Teksa e cilësoi një akt censure, demokrati Berisha ftoi të gjithë të rinjtë që t’i bashkohen kësaj proteste historike që do mbahet më 15 mars.

“Ftoj të gjithë të rinjtë, qytetarët, të nisim betejën për climin e tiktok më 15 mars, protestë kombëtare përpara Kryeministrisë. Një protestë ku do të kërkohet anulimi i vendimit për censurën dhe bllokimin e TikTok. Ftoj gjimnazistët dhe prindërit të mos bëhen pjesë e mashtrimit. Vdekja tragjike e Martin Canit nuk kishte asnjë lidhje me TikTok. Edi Rama firmosi sot mbylljen e TikTok, njëlloj si babai i tij firmosi varjen e Havzi Nelës. Protesta e të rinjve nga të katërt anët të mblidhen këtu”, tha Berisha.