Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, ku edhe është zhvilluar Panairi i Turizmit dhe Shqipëria është zgjedhur vendi mikpritës.
Kryeministri ka zhvilluar rubrikën “Sy me Sy”, në Facebook, ku edhe i është përgjigjur komenteve të ndjekësve. Rama nënvizoi se misioni kryesor është që Shqipëria të bëhet anëtare e familjes europiane.
“Një betejë që do e çojmë deri në fund. Për mua fundi është që Albania ta vendosim te Bashkimi Evropian, dhe Franca , Gjermani, Danimarka, të tjerët të jenë bashkë në tryezë dhe të kenë një forcë një kuptim, anëtarë të barabartë të familjes europiane, ky është misioni”, tha ai.