Pronari i rrjetit social “X”, Elon Musk ia atribuoi problemet serioze që u shfaqën sot, një sulmi masiv dhe të koordinuar kibernetik kundër X. Në një postim, Musk tha se “sulmi masiv kibernetik” është ende duke vazhduar. Sipas tij, sulmet kanë nisur prej ditësh dhe ka burime të ndryshme. Ndaj ka dyshime se sulmi është organizuar ose nga një grup i madh i koordinuar, ose nga një vend.
“Ne po e kërkojmë se nga vjen,”-paralajmëroi Musk.
Përdoruesit në mbarë botën raportuan të hënën pasdite se e kishin të vështirë aksesin në rrjetin social.
Sipas faqes së specializuar Doëndetector, rreth orës 19:15 me orën tonë, rreth 10700 përdorues nuk kishin akses në platformë. Megjithatë, më parë ky numër ishte më i lartë gjatë minutave në vazhdim, duke arritur deri në 40,000 përdorues.
Për momentin nuk ka një njoftim zyrtar nga rrjeti për natyrën e problemeve, edhe pse pronari i aplikacionit duket se e ka krijuar tashmë një ide.