Pas përplasjes së ashpër midis Volodymyr Zelenskyt dhe presidentit amerikan Donald Trump, kryeministri britanik Keir Starmer u takua me presidentin ukrainas në Londër të shtunën.
Takimi ishte një zhvillim i rëndësishëm pas tensioneve të fundit të krijuara në Shtëpinë e Bardhë, ku gjithashtu u përfshi edhe Zëvendës Presidenti i SHBA-së, JD Vance.
Starmer e ripërsëriti angazhimin e Britanisë për të mbështetur Ukrainën dhe theksoi se “Kievi ka mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar”. Ai tha se “vendi i tij do të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.” Ky mesazh i fortë vjen në një kohë kritike për Ukrainën, ndërsa lufta në Lindjen e Ukrainës vazhdon të intensifikohet.
Si rezultat, Londra njoftoi një hua prej 2.3 miliardë paund, që do të shpërndahet gjatë viteve të ardhshme, për të mbështetur Ukrainën në përpjekjet e saj për të përballuar agresionin rus dhe për të forcuar infrastrukturën e saj të mbrojtjes.
Presidenti Zelensky, nga ana e tij, konfirmoi se kjo shumë do të përdoret për të prodhuar armë në Ukrainë, duke u fokusuar në rritjen e kapaciteteve të vendit për të mbrojtur sovranitetin e tij.
Të shtunën në mbrëmje, kryeministrja italiane Giorgia Meloni pati një bisedë telefonike me Donald Trump, në kuadër të takimit të sotëm me Zelensky dhe liderët e tjerë europianë.
Minstri i jashtëm italian, Antonio Tajani, deklaroi se “Evropa duhet të bëjë më shumë që dëgjohet zëri i saj,” duke kërkuar më shumë angazhim dhe mbështetje për Ukrainën, veçanërisht në këtë moment të vështirë.