Momente frike të madhe të dielën gjatë ndeshjes Benfica B dhe Portimonense. Protagonist, është Hugo Felix, vëllai më i vogël i lojtarit të Milanit, Joao.

Pas një përplasjeje kokë më kokë me Lucas Arajuo, mesfushori sulmues 21-vjeçar humbi ndjenjat dhe u transportua me barelë, i mbrojtur nga një qafore cervikale dhe u dërgua në spital për t’iu nënshtruar testeve të shqyrtimit (të kërkuara nga protokolli) si masë paraprake, duke rezultuar në kushte të mira.

Pasi frika kaloi, Hugo Felix postoi një Stories në Instagram për të qetësuar të gjithë. “Unë i kam bërë tashmë të gjitha testet dhe gjithçka është në rregull, ishte vetëm një frikë!

Doja t’i falënderoja të gjithëve për mesazhet dhe shqetësimin, – shkruante ai. – Tani po fokusohem te rikuperimi im, që shpresoj të jetë i shpejtë dhe mezi pres të ndihmoj skuadrën të dielën e ardhshme! Faleminderit të gjithëve”.

I lindur në Viseu në vitin 2024, Hugo Felix ka një rol dhe karakteristika shumë të ngjashme me vëllain e tij më të madh, duke qenë në gjendje të ndryshojë në të gjithë frontin sulmues.

Asistimet janë specialiteti i shtëpisë: tashmë 9 këtë vit në 24 paraqitje të grumbulluara me Benfica B. Megjithatë, vetëm dy gola.