Me një sezon të dështuar në Premier, Manchester United mund të gjejë shpëtim në Europë.

“Djajtë e Kuq” siguruan kualifikimin në çerekfinalet e Europa Ligë, duke rritur ndjeshëm kuotat mes favoritëve për të fituar trofeun.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e vajtjes, skuadra angleze mundi 4-1 Real Socidedad në sfidën e kthimit të luajtur në “Old Traford”. Baskët shënuan të parët me Oyurazabal, ndërsa më pas erdhi përmbysja e të zotëve të shtëpisë.

Bruno Fernandez me dy 11 metërsha dhe një tjetër gol të realizuar në lojë kthyer rezultatin në favor të vendasve. Në shtesë Diogo Dalot vulosi fitoren dhe kialifikimin e Manchester United, që në cerekfinale do të luajë kundër Olimpik Lion.

Lacio është skuadra e vetme që ruan nderin e Serie A në këtë kompeticion, pasi mori biletën për në fazën tjetër pas barazimit 1-1 ndaj Viktoria Plzen.

Italianët kishin fituar sfidën e parë 2-1 në transfertë.

Krejt I ndryshëm diskutimi në gjysmën tjetër të kryeqytetit italian, pasi Roma u mund 3-1 nga Atletik Bilbao, duke ndëshkuar veten dhe Serinë A, shanset e të cilës për t’u përfaqësuar me 5 skuadra në Champions sezonin e ardhshëm janë afër zeros.
Nuk kishte supriza në sfidat e tjera që mbyllën fazën e 1/8 tëe Europa Ligë.

Tottenhem I bashkohet çerekfinaleve pas fitores 3-1 kundër AZ Alkmar, ndërsa biletat për në raundin tjetër të turneut morën Eintracht Franfurt dhe Glasgoë Rangers.