Vendosja e emirit të Shqipërisë në tryezën e Bashkimit Evropian është misioni më i madh politik e kombëtar.
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, në komunikim me ndjekësit në rubrikën “Sy m’Sy” në rrjetet sociale.
“Këtë [shkruan emrin “Albania” në fletë] ta vëmë në tryezën e BE dhe Albania të rri aty njësoj si Italia si Eladha dhe të rri aty dhe të mos lëvizi më, ky është fiksimi. Të vendosim emrin tonë në tryezën e BE njëherë e përgjithmonë. Të jemi të barabartë mes të barabartësh. Ky është thelbi i gjithë përpjekjes time dhe kjo është arsyeja se pse i duroj të gjithë llojet e ligësive dhe maskarallëqesh që më hidhen orë e çast në fytyrë mua dhe familjes time”,tha Rama.