Përplasjet dhe tensionet e tre viteve më parë mes të djathtëve, qytetarët nuk i kanë harruar. As dyert e blinduara brenda selisë blu dhe sulmi i godinës nga ish-kryeministri Sali Berisha.
E së fundmi një fragment aspak të këndshëm nga ajo kohë ka sjellë së fundmi avokati, Genc Gjokutaj.
Teksa ka publikuar një foto ku shihen dyert e “shtëpisë së demokratëve” të blinduara, Gjokutaj shkruan se Partia Demokratike nuk u rithemelua nga autorët e kësaj ngjarje dhe as Sali Berisha nuk u lirua prej tyre, duke “sulmuar” kështu Gazment Bardhin, Agron Gjekmarkajn me “shokë” të cilët asokohe ishin pozicionuar në mbështetje të ish-kreut të PD-së, Lulzim Bashës.
“Kjo eshte vendngjarja! Qe edhe nese dikush mund ta kete harruar dje ne primare do ti shfaqet dhunshem ne 11 Maj! PD nuk u rithemelua nga autoret e kesaj vendngjarje! Berisha nuk u lirua prej tyre por u arrestua me ndihmen e tyre! Harresa eshte gjumi i vdekjes! Kujtesa eshte ringjallja! Fitore PD dhe demokrateve te vertete”, shkruan Gjokutaj.
Më 6 janar të vitit 2022 selia blu u blindua. Dyert e hekurit u instaluan, pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili asokohe lajmëroi se më 8 janar 2022 do të futeshin me forcë brenda selisë së demokratëve për të nxjerrë me dhunë Lulzim Bashën.