Trajneri i Chelseat, Maresca doli në konferencë para ndeshjes ndaj Copenhagen në Conference League.
“Futbolli gjithmonë evoluon. Mendoj se është e qartë si duhet luajtur nga fillimi. Ne përpiqemi të jemi agresivë. Duhet të përpiqemi të kontrollojmë lojën dhe të shënojmë kur duhet të shënojmë, të mbrohemi kur duhet të mbrojmë.
“Në këtë moment unë mendoj se ne jemi ekipi i dytë ose i tretë më i mirë sulmues në Premier League, kështu që do të thotë se ne po shënojmë shumë gola. Por ne mund të sulmojmë më mirë dhe mund të mbrohemi më mirë.” Christopher Nkunku dhe Reece James – Sot ata u stërvitën me ne, morën pjesë në seancë stërvitore”, tha Maresca.