Sezoni i dytë show-t televiziv “Ferma VIP” do të nisë javën që vjen. Mes shumë emrave që përfliten se do të jenë pjesë e këtij formati, burime të sigurta për Anabel na kanë zbuluar dy fermerët e parë që do t’i bashkohen fermës.
Këngëtarja Enca Haxhiu bëhet e ditur se do të jetë pjesë e “Ferma VIP”, pas një shkëputjeje nga televizioni dhe jeta artistike. Po ashtu, edhe reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, do t’i bashkohet kastit të fermerëve.
Janë aluduar edhe për personazhe të tjerë publik që do të jenë fermerët e këtij edicionit të “Ferma VIP”, ku është aluduar për Alba Pollozhanin, Big Bastën, Frederik Ndocin, Erand Sojlin dhe Olsi Bylykun. Po ashtu, është përfolur edhe emri i Rovena Dilos.
Moderatore e këtij edicioni do të jetë Luana Vjollca, ndonëse Fjoralba Ponari theksoi se do të ishte ajo në natën finale të sezonit të parë.