Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mësuesit në Lushnje ku ka biseduar për çështje të ndryshme që lidhen me arsimin si edhe projetket për zhvillimin e mëtejshëm të objekteve mësimore. Rama u shpreh se një fokus i veçantë ka marrë edhe lëvizja sportive, pasi të gjithë fëmijët duhet të jenë të përfshirë në sporte të ndryshme. Po ashtu Rama nënvizoi se projekti për “fermë në shkollë”, duhet të bëhet model.
“Kemi firmosur projekte që do të mbulojnë me vëzhgim 24 orë digjital. Ka pasur shumë sukses në Emiratet e Bashkuara. Në uljen masive të rasteve të bullizmit. Gjithçka zhvillohet në një sy ë tretë që është drejtoria e shkollës dhe syri i komitetit të prindërve. Në çdo moment mund të shihet se si është zhvilluar mësimi, dhe kur prindërit kanë ankesa për sjelljen e fëmijëve apo mësuesve në klasë, mund t’i referohesh me video orës së caktuar dhe të shihet qartësisht. Tjetra është edhe ulja e kopjes, është e jashtëzakonshme. Siç e kemi parë nga të dhënat që kishin ata, është për të qeshur dhe për të qarë për kopjacët sepse nuk ka më kopje. Nëse mësusi do të kontrollojë orën, në orë provimi bën punën e tij, dhe çdo gjë vëzhgohej dhe identifikohej kush bënte kopje.
Ky element do të forcojë shumë jo vetëm sigurinë, por edhe mirëkuptimin mes mësuesve dhe prindërve. Pasi prindërit mbajnë anën e fëmijës dhe mësuesi ndjehet edhe në presion. Në rastin konkret, bëhet transparencë. Dhe tjetra është që ne duam të forcojmë shumë lëvizjen sportive në shkollë, ku asnjë fëmijë mos të mbetet pa bërë një sport. Sepse jo të gjithë luajë futboll apo basketboll sepse ka edhe sporte të tjera. Sot janë 32 laboratorë inteligjentë në qarkun e Fierit, ku fëmijët mësojnë kodimin, dhe do t’i çojmë në programin e përgjithshëm që t’i çojmë në 900. Vërejtja ime është për drejtorinë arsimore sepse në qarkun e Fierit, fermën në shkollë duhet ta kemi model. Kjo duhet të jetë në çdo shkollë”, tha më tej Rama.