Besimtarët myslimanë të dielën kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Komunitetit Mysliman thekson se falja e namazit do të bëhet në sheshin ‘Skënderbej” në orën 06:45: Kjo festë vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit.

Njoftimi i KMSH-së:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e diel, më datë 30.03.2025, në “𝐒𝐡𝐞𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐣”, Tiranë.

Ceremonia e Faljes së Fitër Bajramit fillon në 06:45 me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa në orën 07:30 qëndrojmë në namaz.
Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Fitër Bajramin!