Kryeministri Edi Rama u shpreh se numri i turistëve që vijnë në Shqipëri është në rritje. Në rubrikën “sy më sy”, duke iu përgjigjur komenteve, të ndjekësve të tij, ai tha se vitin e kaluar numri ishte 12 milonë turistë, ndërsa në janar shkurt të këtij viti, janë 20 % më shumë se në janarin dhe shkurtin e vitit të kaluar.
Gjithashtu shtoi se 10 muze janë bërë këtë vit, pasi i duan fëmijët, të rinjtë, artdashësit.
“Vitin e kaluar patëm 12 milionë turistë në Shqipëri, në janar shkurt të këtij viti, kemi 20 % më shumë se në janar shkurtin e vitit të kaluar. 10 muze kemi bërë këtë vit, i duan fëmijët, të rinjtë, artdashësit. Ata që nuk i duan, nuk janë të detyruar që t’i duan. Nuk ka rëndësi kur më mbaron mandati mua, rëndësi ka që në 2027 të mbyllim negociatat. Në 11 maj fokusi duhet të jetë tek negociatat, jo tek partitë. Në zyrat e shtetit shqiptar punojnë 1 mijë vetë, janë 40 skuadra që punojnë për negociata në të gjithë rrafshin, në të gjithë sektorin. Ata duhet të garantojnë që mbyllen në 2027 dhe ne duhet të bëjmë ë gjitha detyrat e shtëpisë. Në momentin kur mbyllen negociatat, Komisioni i dorëzon raportin. Do na mirëpresim të hyjmë brenda asaj familje. Flasim për historinë dhe historinë më 11 maj çdo shqiptar mund të japë një dorë që ta shkruajmë së bashku. PS është thjesht në vendin e duhur dhe kohën e duhur”, shtoi kryeministri Edi Rama.