Manchester United ka konfirmuar planin e ndërtimit të një stadiumi të ri me kapacitet 100,000 vendesh, pikërisht aty ku ndodhet Old Trafford, duke lënë shtëpinë e tyre prej 115 vitesh. Klubi vlerëson koston e ndërtimit të stadiumit, i cili do të shkojë 2 miliardë paund, i cili do të krijojë dhe 92 mijë vende të reja pune.
“Sa më ikonik apo më i jashtëzakonshëm të jetë stadiumi, aq më e suksesshme do të jetë skema e rigjenerimit”, tha aksioneri i klubit, Sir Jim Ratcliffe.

“Unë mendoj se një shembull vërtet i mirë është Kulla Eifel. Të gjithë në mbarë botën e njohin Kullën Eifel: ju shkoni në Paris, ju qëndroni në Paris, ju shpenzoni para. Ne kemi një miliard njerëz në mbarë botën që ndjekin Manchester United. Mendoj se të gjithë në botë që janë të interesuar për futbollin do të duan të vizitojnë Old Trafford.” Bashkëpronari i United tha se projekti do të sillte stadiumin më të madh të futbollit në botë.

Ratcliffe tha: “Stadiumi ynë aktual na ka shërbyer shkëlqyeshëm për 115 vitet e fundit, por ka mbetur prapa arenave më të mira në sportin botëror. Duke ndërtuar pranë zonës ekzistuese, ne do të jemi në gjendje të ruajmë thelbin e Old Trafford, ndërsa krijojmë një stadium vërtet të avancuar që transformon përvojën e tifozëve”.

Ai shtoi se paratë e qeverisë do të nevojiten për skemën e rigjenerimit. Ai tha se United “nuk ka nevojë për ndonjë financim nga qeveria” për stadiumin dhe se planet ishin në përputhje me strategjinë e qeverisë për përmirësimin e rritjes ekonomike.