Historia e dashurisë mes juristes së njohur dhe aktorit hollivudian George Clooney ka marrë fund, dhe çifti po shkon drejt divorcit.

Thuhet se Clooney po paguhet 300 mijë dollarë në javë në xhirimet e tij të fundit, ndërsa tashmë llogaritë po bëhen për ndarjen e pasurisë me Amal. Duke qenë juriste e suksesshme, pritet që Amal të sigurojë një marrëveshje mjaft të favorshme.

Sipas Radar Online, telashet martesore kanë lindur mes George dhe Amal, dhe pavarësisht zhvendosjes së saj në Nju Jork me fëmijët e tyre për ta mbështetur atë, burimet thonë se kriza ka ndodhur mes tyre, e se nuk ka më kthim pas.

Tani për tani, Clooney mbetet i fokusuar në karrierën e tij, por burime të brendshëm tregojnë se pasuria e tij në Broadway së shpejti mund të vihet në provë në një betejë të madhe divorci.