Ai u kthye te Juventusi i tij shtatorin e kaluar, pasi ndaloi së luajturi në SHBA. Giorgio Chiellini ka nisur përvojën e tij të re në drejtimin e Juventusit.
Ish-mbrojtësi dhe ikona e klubit ka marrë rolin e shefit të marrëdhënieve institucionale të futbollit, duke raportuar drejtpërdrejt te CEO, Maurizio Scanavino.
Tani, sipas Gazzetta dello Sport, Juventusi po mendon t’i japë Chiellinit një pozicion të rëndësishëm brenda klubit, atë të menaxherit të përgjithshëm. Një ide për të lejuar Bianconerët të fillojnë një kurs të ri.
Ish-kapiteni është me të vërtetë një flamurtar për klubin nëse mendoni se ai luajti 17 sezone mes Serisë A dhe Serisë B me fanelën e Juves, me 561 ndesshje në garat e ndryshme dhe 36 gola të shënuar.
Nëntë Scudetti, pesë Kupa të Italisë dhe po aq Superkupa të Italisë është bilanci i jashtëzakonshëm. Roli i menaxherit të përgjithshëm do të ishte një përfundim i përshtatshëm për një histori të gjatë dashurie.