Riccardo Calafiori u hap në një intervistë të gjatë në kanalet e Arsenalit, duke folur për mënyrën sesi jeta e tij ka ndryshuar që nga ardhja e tij në Londër dhe qasjen e tij ndaj futbollit në të gjithë Kanalin. Më poshtë janë fjalët e tij.
Si jeni përshtatur me jetën në Londër? “Gjithçka është ndryshe, gjithçka! Nga qyteti, i cili është i madh, deri në gjithçka që isha mësuar. Ka shumë mundësi këtu, shumë gjëra për të bërë nëse dëshironi, por edhe për shkak të orarit të ngjeshur në Angli, ndonjëherë dëshironi vetëm të pushoni dhe të qëndroni në shtëpi”.
Çfarë ka ndryshuar në përparimin tuaj personal? “Kam ndryshuar shumë, nëse mendoj se si isha vitin e kaluar, do të thosha se tani jam një person krejtësisht tjetër. Për shembull, unë jetoj vetëm tani, ndërsa vitin e kaluar kam jetuar me ish të dashurën time, kështu që gjithçka është ndryshe në shtëpi. Fillova të luaj kitarë, kam hobi të rinj – kam ndryshuar shumë. Më pëlqen të mësoj gjëra të reja, nëse shoh diçka që duket e vështirë, dua ta mësoj, prandaj kam filluar me kitarën”.
Çfarë ka të re në roli tuaj në fushë? “Shumë, veçanërisht në lidhje me pozicionin tim në fushë, duke qenë se vitin e kaluar luajta më shumë si qendërmbrojtës. Gjatë gjithë karrierës sime kam luajtur kryesisht si mbrojtës i majtë, por më pas sezoni im më i mirë ishte vitin e kaluar, kur isha në qendër të mbrojtjes. Kështu që kam ndryshuar shumë, por më pëlqen fakti që mund të luaj në të dyja pozicionet, dhe ndoshta edhe të provoj një tjetër, kush e di”.
A ka ndryshuar stili juaj i të luajturit? “Stili im i lojës nuk është edhe aq i ndryshëm. Të njëjtat gjëra bëja edhe tani si mbrojtës i majtë, edhe kur isha qendërmbrojtës, sidomos në fazën sulmuese. Kjo ishte një nga arsyet kryesore pse doja të vija këtu”.
Si është trajnimi te Arsenali? “Trajnimi këtu është gjithashtu shumë i ndryshëm. Kalojmë më pak kohë në fushë, por është shumë më intensive, gjithçka është më intensive! Në fillim e pata të vështirë, por tani jam mësuar, më pëlqen”.
A ka ndryshim mes metodave të trajnimit në Premier League? “Mendoj se stërvitja është e ndryshme kudo që të luan, madje edhe vetëm brenda Premierligës, stërvitjet te Arsenali do të jenë shumë të ndryshme nga klubet e tjera. Idetë, trajnerët, si duan të luajnë, si duan të stërviten, bëjnë një ndryshim të madh”.