Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën arrest në shtepi avokatin Bardhi Koçi që akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Ai ka mohuar në seancë akuzat e SPAK,

“Kontrolli i banesës në të cilën nuk u gjet asnjë send kompromentues, është i paligjshëm, pasi ishte pa vendim gjykate. Duhet të provoni faktin se cili gjyqtar apo prokuror mund të jetë korruptuar me 1000 euro. Kush korruptohet me kaq para?”, mësohet të ketë thënë Koçi në Gjykatë.

Në përfundim të seancës avokati nuk ka preferuar të komentojë vendimin e gjykatës.

Sipas SPAK, avokati referuar edhe bisedave telefonike midis tij dhe shtetases Pranvera Meshi është evidentuar si personi që ka kërkuar para për të ndikuar në vendimmarrjet e funksionarëve te drejtesisë lidhur me çështjen në ngarkim të të hetuarës Pranvera Meshi.

Sipas dosjes hetimore rezulton se ka kërkuar dhe marrë një shumë paraprake prej 1000 euro me qëllim ndikimin në vendimmarrjen e organeve të drejtësisë dhe konkretisht tek gjyqtari i çështjes.

Pas zhvillimit të seances gjyqësore, i hetuari Bardhi Koçi ka komunikuar me të hetuarën Pranvera Meshi dhe ka kërkuar shumën e parave, të cilat më pas janë derguar prej saj me Wester Union.