Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë në projektin e përbashkët shqiptaro-frëng për zhvillimin teknologjik.
Gonxhja në fjalën e tij deklaroi se efikasiteti i prokurimeve publike është rritur ndjeshëm. Ai tha se objektivi i Shqipërisë është që të jetë një qendër novatore.
Blendi Gonxhja: Ne kemi bërë përparësi në shërbimet publike. Efikasiteti i prokurimeve është rritur ndjeshëm. Kemi kursyer 20.4 milionë euro. Efikasiteti i prokurimeve ka qenë i tillë, që brenda minutave ngarkohen dokumentet. Ne po investojmë në qendra inovative, që do të sjellin transformimin e duhur.
Ne besojmë se brezi i ri duhet të ketë aftësitë e duhura dixhitale. Inteligjenca Artificiale po luan rol thelbësor në ndryshim. Objektivi ynë është që Shqipëria të jetë një qendër novatore, duke qenë të qëndrueshëm ndaj sfidave që vijnë.