Dashi
Saturni do jetë planeti që do influencoje më së shumti jetën tuaj në çift. Do kuptoheni edhe vetëm me një vështrim me partnerin dhe gjithçka do shkojë për mrekulli mes jush. Beqarët do jenë të pavendosur për atë që duan të bëjnë me jetën e tyre dhe nuk do tentojnë të bëjnë ndryshime. Në planin financiar mos kërkoni të pasuroheni shpejt sepse do pendoheni.
Demi
Dite e bukur dhe e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe shpesh do ju duket vetja sikur jeni ne ëndërr. Beqaret nuk do kërkojnë me ngulm një histori dashurie, por gjithçka do ndodhe si me magji për ta. Ne planin financiar situata do jete goxha e mire dhe do kryeni transaksione te rëndësishme.
Binjaket
Dite tërësisht ndryshe kjo e sotmja nga disa kohe me pare. Dëshirat ne çift do jene te zjarrta dhe emocione te papërshkrueshme. Të dy do jeni pasionantë dhe të gatshëm për te provuar eksperienca te reja. Beqaret duhet te bëjnë kujdes sepse mund te takojnë persona qe nuk janë për ta. Financat do jene goxha shqetësuese. Mos u nxitoni, por mendohuni mire se çfarë duhet te bëni.
Gaforrja
Jeta juaj në çift nuk do jetë aspak rutine gjatë kësaj dite, megjithatë serish do keni disa debate me partnerin. Mundohuni t’i zgjidhni me qetësi dhe tolerance. Beqarët do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare dhe pa të ardhme. Në planin financiar nuk duhet rrezikuar shume sepse situata mund të dalë jashtë kontrollit ne momentin që ju nuk e prisni.
Luani
Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje marrëdhënia ne çift do jete e qëndrueshme, ndërsa për ata qe sapo kane ndryshuar status do ketë disa vështirësi. Mos u nxitoni te thoni fjalën e fundit menjëherë. Beqaret do kenë një dite te këndshme edhe pse jo me takime impresionuese. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe situata do përmirësohet ndjeshëm.
Virgjëresha
Do jeni me xheloze se kurrë ndaj atij qe keni ne krah sot dhe nuk do ju pëlqejë aspak qe ai te shoqërohet me shoqet e tij. Kujdes mos e teproni! Beqaret do takojnë persona shume ndryshe nga ata, por do kenë disa te veçanta. Gjithsesi mos u nxitoni për asgjë. Ne planin financiar tregohuni realiste nëse nuk doni te keni probleme me vone. Nuk është koha për investime.
Peshorja
Jeta ne çift do jete shume e qëndrueshme sot. Nuk do diskutoni për tema delikate me partnerin dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës, por serish nuk do gjejnë një person qe te përmbushë te gjitha kërkesat e tyre. Financat do i menaxhoni me maturi dhe kujdes. Nuk pritet as problemi me i vogël ne këtë sektor.
Akrepi
Ditë e ndërlikuar kjo e sotmja për te dashuruarit. E keni idealizuar më shumë sesa duhet partnerin dhe do përballeni me goxha zhgënjime. Beqarët do kenë më shumë mundësi për ta gjetur personin e tyre te ëndrrave, vetëm se duhet t’i bëjnë sytë katër kudo qe te shkojnë. Në planin financiar do merrni disa vendime të cilat do e stabilizojnë shumë shpejt situatën.
Shigjetari
Për ata qe janë ne një lidhje dita e sotme do jete e mrekullueshme. Partneri do ju surprizojë me sjelljen e tij dhe do ju beje ta dashuroni edhe njëherë me shumë. Beqarët do kenë mundësi reale për te filluar një lidhje te qëndrueshme. Personat qe do i joshin do jenë të shumtë. Në planin financiar priten disa përmirësime të vogla të cilat do ju bëjnë të ndiheni mire.
Bricjapi
Klima ne jetën tuaj ne çift do ngrohet mjaft gjate kësaj dite. Nuk do ketë pasion te çmendur megjithatë emocionet dhe kënaqësitë do jene te shumta. Beqaret do e lënë veten te lire dhe do përfitojnë nga çdo mundësi qe do iu jepet për takime. Edhe financat pak nga pak do fillojnë te përmirësohen. Mund te bëni edhe ndonjë blerje me tepër ne këtë periudhe festash.
Ujori
Mos mendoni se duke e pasur ne krah dike keni çdo te drejte mbi te dhe mund te silleni si te doni. Ne këtë mënyrë do e shkatërronit lidhjen dhe do lëndonit edhe veten. Beqaret nuk do jene shume ne humor për te filluar histori dashurie dhe do mbeten serish vetëm. As financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme. Beni kujdes me çdo lloj shpenzimi.
Peshqit
Marrëdhënia në çift nuk do jetë aspak problematike gjatë kësaj dite. Do bini dakord për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe dita do jete mjaft e qetë. Beqarët do mbyllen në vetvete dhe nuk do përfitojnë aspak nga mundësitë qe do iu jepen. Dijeni se koha ikën shpejt dhe jo gjithmonë vijnë raste te mira. Në planin financiar mos i besoni shume instinktit.