Dragi Stojanov është një nga prindërit që ka humbur djalin nga tragjedia në diskotekën “Puls” në Koçan. Ai ka dalë para mediave dhe ka treguar sesi i biri, Tomçe, ndërroi jetë tragjikisht vetëm 21-vjeç. I tronditur nga humbja, kërkon drejtësi për të birin, ndërkohë që shton se të vetmit fajtorë për tragjedisë janë autoritetet; ose siç i quan ai “të mëdhenjtë”.

Stojanov: Për çfarë më duhet jeta mua, nuk më duhet mua jeta. Një fëmijë kam pasur, për çfarë më duhet jeta… Një fëmijë kam pasur, vdiq, nuk më duhet jeta mua o njerëz. Një fëmijë kam pasur, vdiq, çfarë të bëjë, edhe të tyre mos të jenë më, edhe ata të vuajnë siç po vuaj unë. 150 persona në një disko, 500 persona në disko.

Sa vjeç ishte fëmija juaj?

Stojanov: 21 vjeç, tani duhej të jetonte… Nga Koçani! Të lajmërohen shefat e Policisë, të korruptuar, droga, i drogojnë. Diskoteka, diskoteka e kujt është? E të mëdhenjve. Nuk më duhet jeta mua? E kujt është diskoteka? E dinë ata, e të mëdhenjve, nuk është e imja.

Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientet e lokalit kanë qenë rreth 1500 persona. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike