Tre avionë civilë kanë hyrë në hapësirën ajrore të kufizuar të përkohshme mbi Palm Beach, Florida, ku Presidenti Donald Trump ishte duke luajtur golf në klubin e tij pranë Mar-a-Lago.

Avionët u “shoqëruan në mënyrë të sigurt nga zona nga” Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut, sipas Forcave të Parë Ajrore, e cila është pjesë e Komandës Luftarake Ajrore dhe me bazë në Florida.

Të tre incidentet ndodhën pak njëra pas tjetrës në orën 11:05, 12:10 dhe ora 12:50, koha lokale. Sipas autoriteteve ata kanë hyrë pa dashur brenda asaj hapësire ajrore.

Forca e Parë Ajrore u bëri thirrje pilotëve të jenë vigjilentë ndaj udhëzimeve për kufizimet nga Administrata Federale e Aviacionit, “veçanërisht në rajonin Mar-a-Lago”.

Një zëdhënës i Shërbimit Sekret të SHBA tha për CNN se agjencia po “heton më tej” në incidentet, por duket se avioni hyri në hapësirën ajrore pa dashje. Shërbimi Sekret gjithashtu u bëri thirrje pilotëve të ndiqnin udhëzimet e FAA.