Ish-futbollisti Igli Tare që po ashtu ka mbajtur postin e drejtorit sportiv te Lacio është shumë pranë Milanit për po të njëjtin post. 51-vjeçari ka takuar nga afër drejtuesit, të cilët duket se janë të bindur për të bashkëpunuar me të.
Emërimi te Milan do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierë, por do ta bënte po ashtu një ndër personazhet më të vlerësuar në botën e sportit, Igli Taren ish-lojtarin e kombëtares shqiptare.
Së fundmi emri i tij është përfolur për postin drejtorit sportive të kuqezinjve në Itali, ku së bashku me Paraticin e Andrea Bertan janë 3 kandidatët. Sipas Gazzetta dello Sport 51-vjeçari është favorit, madje i ka bindur drejtuesit në takimin e bërë. Secili prej kandidatëve është takuar me Cardinalen dhe Ibrahimovic, ku kanë shpalosur planin e tyre për kuqezinjtë.
Nga të gjithë duket se shqiptari ka qenë më bindës, sidomos edhe pas një karriere 15-vjecare në të njëjtin post te Lazio, ku numëron disa suksese. As dyshja Berta-Paratici nuk ngelen pas kur flasim për vitet dhe CV e tyre, ndërsa mbetet për tu parë në vijim se kush do të jetë krahu i djathtë i suedezit te kuqezinjtë.
Milani po kalon një periudhë jo pozitive e mungesa e një drejtori sportive në nivelin e klubit ka bërë që të çalojnë disa reparte. Merkato pavarësisht disa prej emrave nuk ishte aq e suksesshme e për këtë duhet një sy dallues që të bëjë diferencën. Në ditët në vijim do të konfirmohet drejtori i ri sportiv, ku në Itali më pranë këtij posti është Igli Tare.