Bill Gates parashikoi se përparimet në inteligjencën artificiale do të zvogëlojnë ndjeshëm rolin e njerëzimit në shumë detyra tradicionale si mjekësia dhe arsimi – dhe ndryshimi sizmik mund të ndodhë në më pak se 10 vjet.
Gjatë një interviste të fundit me komedianin Jimmy Fallon në “The Tonight Show” të NBC, bashkëthemeluesi i Microsoft përshkroi një të ardhme ku njerëzit nuk janë më të nevojshëm “për shumicën e gjërave”, sepse teknologjia AI do të kryejë me lehtësi detyra që kërkojnë aktualisht aftësi të specializuara njerëzore.
“Sot, ekspertiza në fusha të tilla si mjekësia dhe arsimi mbetet e rrallë”, tha Gates, duke shtuar se ato fusha varen nga “një mjek i madh” ose “një mësues i madh”.
Por gjatë dekadës së ardhshme, “këshillat e shkëlqyera mjekësore dhe mësimi i shkëlqyer” do të bëhen falas, tha Gates.