Interi mori një fitore të rëndësishme në Roterdam, duke mposhtur 2-0 Fejnordin dhe falë këtij rezultati zikaltërit kanë hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinalet e këtij edicioni të Champions League.
Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani nisi si titullar këtë takim (luajti deri në minutën e 81-të) dhe me paraqitjen e tij ka kënaqur teknikun Inzaghi, që e vlerëson në intervistën pas ndeshjes.
“Nuk kam pasur asnjëherë dyshime mbi cilësitë e Asllanit. Si trajner më duhet të alternoj forcat dhe Asllani ka bërë që të mos ndihet mungesa e Calhanoglu, që rikuperoi energjitë pasi luajti në fundjavë kundër Napolit. Jemi të kënaqur me këtë sukses, por duhet të vazhdojmë të punojmë që të arrijmë objektivat”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Interit.