Floriana Garo, zëdhënëse e Partisë Demokratike, ka tërhequr vëmendjen me një foto ku shfaqet pranë kryetarit Sali Berisha, duke e vështruar me një admirim që nuk ka kaluar pa komente.

Analisti Nertil Lika ka publikuar foton në Facebook, duke e shoqëruar me një koment ironik: “Dua një grua që të më shikojë si Floriana Doktorrin…”.

Ndërsa mbështetësit e Berishës e shohin këtë si një shfaqje respekti dhe përkushtimi politik, të tjerë e kanë marrë me humor.

‘U shkri fare Floriana’, – shkruan një ndjekës. Ndërsa një tjetër shkruan: ‘Servilizëm i tepruar’.