“Ndjeva pak lodhje në fund, ishte një kohë e gjatë që nuk luaja kaq sepse kam pasur dëmtime. Kam dhënë një asist për ekipin dhe jam i kënaqur për tre pikët”. Armando Broja nuk e fsheh lumturinë për ndeshjen e luajtur dhe fitoren e arritur. Një asist për të, por më shumë rëndësi kanë patur 75′ në fushë e pa asnjë shqetësim. “Tifozët na japin një mbështetje shumë të mirë, isha shumë i kënaqur dhe jam shumë i lumtur që jam kthyer në Kombëtare”.
Broja luajti i spostuar në të djathtë të sulmit, duke i lënë qendrën Manajt, por për shkodranin e Everton nuk ka asnjë problem: “Kur isha edhe i vogël tek akademia e Chelseat luaja kudo në sulm. Jam një lojtar që dua të luaj dhe të dribloj me topin. E dija që Andorra është një ekip i vështirë dhe nuk futesh dot në lojë”.
pse nuk kanë qenë në shumë beteja bashkë, për shkak të dëmtimit të 23 vjeçarit: “Sylvinho më tha para ndeshjes që je i lirë në sulm, mundesh të lëvizësh kudo. Jam sulmues dhe kam qejf të shënoj gola, por golat do të vijnë. Jam shumë i kënaqur për tre pikët dhe i kënaqur sepse e kemi filluar mirë. Trajneri i merr vendimet kush luan dhe kush jo, në krah ka pasur hapësirë, unë jam një lojtar i shpejtë dhe i shfrytëzova. Ishalla përpara me më shumë fitore”, tha Broja.
Gjimshiti i jep sinjal trajnerit: “Na pëlqen kur jemi ofensivë”
“Shumë e vështirë të reagonim. Kjo pasi rrugëtimi, largësia dhe lodhja. Por bëmë mirë dhe arritëm të marrin këtë fitore. Jemi të lumtur. Kjo ishte përgjigjja e skuadrës. Ishte e rëndësishme të reagonim pas humbjes me Anglinë. Goli i Manajt ishte çelësi për të fituar këtë sfidë”. Kapiteni Berat Gjimshiti është i kënaqur me fitoren dhe rezultatin e arritur kundër Andorrës. Për qendërmbrojtësin e rëndësishme është reagimi i menjëhershëm dhe bindës pas humbjes në debutim me Anglinë.
Shqetësim për daljen e parakohëshme të Gjimshitit, i zëvendësuar nga Kumbulla, por kapiteni i qetëson të gjithë: “Jam mirë dhe gjithçka kalon. Kam një probleme prej shumë kohësh në kavilje. Shpresoj që deri në fund të sezonit të jem mirë. Sot fol me trajnerin dhe stafin e doktorëve dhe nuk doja të rrezikoja shumë”.
Në fund, Gjimshiti i lejoi vetes edhe një koment, që ngjan më shumë si një sinjal për teknikun Sylvinho: “Sigurisht do të na pëlqente të luanin në sulm. Por duhet të kesh përqrndrimin më të madh. Na pëlqen, por ka kundërshtarë të ndryshëm që duan mënyra të tjera. Më e rëndësishmja të fitojmë ndeshje”, tha mbrojtësi i Atalantës.
Laçi: “Goli i parë fundosi Andorrën”
Qazim Laçi ka mbetur i kënaqur nga performanca e tij dhe e gjithë skuadrës, në ndeshjen e fituar 3-0 kundër Andorras. “Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe donim të fitonim. Besoj goli i parë hapi të gjithë lojë, 3 gola janë okej. Mund të kishim shënuar edhe më shumë, por fitorja është ajo që ka më shumë rëndësi”.
dominimin në zotërimin e topit, por jo me aq raste sa do të ishte logjike: “Ishte pak e vështirë të luanim në mesfushë sepse kundërshtari po mbrohej. Unë ndenja mes linjave për të hapur hapësira për Brojën ose për Manaj. Kishte momente që hapja lojën kur më jepej topi”, u shpreh Laçi.
Manaj: “Kemi ëndërr të jemi në botëror”
“Golat? Mjaft i lumtur për fitoren dhe golat. Me Asllanin gjendemi mirë në fushë. Njihemi në fushë dhe kemi një komunikim të mirë. Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm. Por tia lemë kohës. Sot ishte një ndeshje e vështirë, sepse siç dihet ekipet e vogla janë të vështira për tu çarë”. Rei Manaj, autor i dy golave kundër Andorrës, komplimenton shokët e skuadrës për asistet e marra. Në golin e parë ai shfrytëzoi krosimin e Asllanit, ndërsa në të dytin pasimin e Brojës. “As në klub e as në Kombëtare nuk duhet të ketë rivalë, Unë dëshiroj dhe shpresoj që të shënojnë sa më shumë gola Broja e Uzuni. Kush bën më mirë duhet të luajë, pse jo bashkë”.
Manaj pastaj zbuloi edhe çfarë iu tha trajneri Sylvinho pas ndeshjes: “Na thotë gjithëmonë të fitorjmë. Nuk ka rëndësi është Andorra apo Anglia. Shumë ekipe kanë çaluar me Andorrën dhe pas pjesës së parë fillon e bëhet e vështirë”. Manaj në fund u ndal edhe te objektivi i kësaj fushate: “Të gjithë e kemi ëndërr të jemi në botëror. Duhet të përqendrohemi që të luajmë mirë. Kemi shumë rrugë përpara dhe duhet të jemi të kujdesshëm”, përfundoi sulmuesi i Sivasspor.