Kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj ka paraqitur sot dorëheqjen nga detyra që mban, teksa nesër mblidhet Këshilli Bashkiak për miratimin e saj.
Malaj ka qenë një nga emrat potencialë për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
Mbledhja do të zhillohet nesër (12 mars) në orën 10:00 në bashkinë e Matit dhe do të ketë në rend të ditës “miratimin e kërkesës për dorëheqje të Malajt” dhe “zgjedhjen e nënkryetarit të bashkisë për vijimin e detyrave”.