Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur mesazhin e saj në 8 Mars. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku është shfaqur e veshur me fustanin e saj të nusërisë, duke përcjellë një mesazh domethënës për tre fëmijët e saj, dy vajzat dhe djalin.
Tabaku ka ndarë reflektime mbi rolin e gruas në shoqëri, sfidat që hasin gratë dhe përgjegjësinë për t’u dhënë brezave të rinj vlera të forta. Përmes këtij gjesti, deputetja ka theksuar rëndësinë e familjes dhe përkushtimin e saj për të rritur fëmijët me dashuri dhe frymëzim.
‘Për Arbën dhe Iris. Dëshira ime më e madhe është që të rriteni të lira dhe të forta, duke bërë zgjedhjet tuaja, përfshirë edhe gabimet. Sepse gabimet janë pjesë e çmuar e mësimit.
Për Drenin, që po e rrisim me dashuri mes vajzave, dëshiroj që kurrë të mos e harrosh mirësinë dhe përkujdesjen që vjen prej grave. Shpresoj të jesh gjithmonë një xhentëlmen i vërtetë dhe ta respektosh forcën dhe guximin e tyre.’- shkruan Tabaku.