Numri i viktimave nga tërmeti në Myanmar është në rritje. Junta Ushtarake në Myanmar ka njoftuar se numri i personave që kanë humbur jetën pas goditjes së tërmetit 7.7 ballë, ka shkuar në 2056 persona.
Ndërsa më shumë se 3,900 njerëz janë plagosur, dhe rreth 270 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
“Është e vështirë të verifikohet numri i saktë i personave që kanë humbur jetën në tërmet, por deri më tani raportohet për 2056 viktima”, thuhet në njoftimin e publikuar.
Më herët katër persona janë nxjerrë të gjallë nga një ndërtesë e shembur në Mandalay, Mianmar, sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua.
Të shpëtuarit përfshinin një grua shtatzënë dhe një fëmijë, të cilët u gjetën mes rrënojave të ndërtesës së apartamenteve.