Kryeministri Edi Rama zhvilloi sërish këtë të enjte, rubrikën “Sy më Sy”, ku edhe i është përgjigjur një sërë pyetjesh të bëra nga ndjekësit e tij në Faceebook. Që nga reforma në drejtësi, zgjedhjet parlamentare të 11 majit si edhe procesi i integrimit në BE, për të cilën tha së qëllimi kryesor është që “Albania” të vendoset në tryezën e Bashkimit Europian. Mes të tjera Rama foli edhe për fotot nudo të tij që u publikuan disa vite më parë.
Rama u shpreh se ato foto u nxorën nga opozita, me qëllimin e vetëm për ta nxjerrë keq, por shtoi se gjithçka iu kthye e kundërta.
“Opozita ma ka nxjerrë foton nudo. Ku ma gjene të të nxjerrin foto nudo, se në fund të fundit është foto jotja trupi yt, ku është problemi. Ma nxorën foton duke menduar se do më bënin keq, dhe pastaj e morën mbrapsht. Unë në qejfin tim në një plazh nudistësh në plazh në Francë, një njeri i lirë që s’kisha detyrim ndaj askujt ma nxorën foton javën e fundit të zgjedhjeve në bashki, dhe atë javë bum u rrit mbështetja. Këneta është tmerr”, tha më tej Rama.