Dikur ka qenë një festë e madhe. Kohët kanë ndryshuar shumë, dhe një Itali-Gjermani ndoshta nuk I fikson të gjithë përpara televizorit, por gjithsesi tërheqja e emrave është e fuqishme.

Të Kaltrit dhe “teutonët”, të dy bashkë 8 herë kampionë të botës, do të luajnë sonte në 20:45 në “San Siro”, duelin e parë çerekfinal të Ligës së Kombeve.

Asnjëri nga gjigandët nuk e ka fituar dot këtë konkurrim të krijuar vitet e fundit, dhe kjo e tregon qartë se çfarë ka ndodhur, ndërsa titujt e fundit botërorë janë fituar nga Italia në 2006 dhe Gjermania në 2014.
Trajneri Luçiano Spaleti ka një ekip pa yje, dhe spikasin vetëm Donaruma, Bastoni e Barela, nëse këta mund të quhen të tillë për standardet e Të Kaltërve.

Sulmuesi I Atalantës, Mateo Retegi, është I dëmtuar, Dimarko I Interit po ashtu, ndërsa debutues është Kazadei nga Çelsi.
Ish-trajneri kampion me Napolin pritet të luajë me skemën 3-5-1-1. As Gjermania nuk është mirë kur është fjala për emrat e mëdhenj.

Mungojnë Nojer I dëmtuar, e padyshim Ter Shtegen, po ashtu sulmuesi më në formë, Florian Virc I Leverkusenit.
Në formacionin e trajnerit Julian Nagelsman, me skemën 4-2-3-1, janë Kimih, Rydiger, Sane, Musiala apo Adejemi. Nagelsman ka premtuar se do të vazhdojë me stilin sulmues, edhe pse janë pësuar shumë gola.

Italia kryeson në bilancin e përgjithshëm me 15 fitore ndaj 10 të kundërshtarit, por në pesë sfidat e fundit “pancerët” kanë 3 fitore, 2 barazime dhe asnjë humbje.