Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos ndodhet në Elbasan për festën e Ditës së Verës.
“Në Elbasan takova gra të guximshme që po rindërtojnë jetën e tyre me mbështetje nga BE-ja. Në një punishte për tapicerinë, ato fitojnë aftësi dhe liri financiare. Fola me mbijetues të dhunës në familje që po kurojnë të kaluarën e tyre me ndihmën e BE-së dhe @WVAlbania. Ne qëndrojmë pranë tyre për komunitete më të sigurta dhe më gjithëpërfshirëse”, shkruan Kos.
Më pas ajo tha për mediat: Shqipëria po bën një punë shumë të mirë, ka ende shumë reforma për t’u bërë por nëse bëhen, në fund të 2027 do të jetë edhe fundi i procesit. BE është shtëpia juaj, tani duhet të bëni detyrat, por së shpejti shpresoj që pas punës së bërë me pasion, BE të mos ketë 27 vende anëtare por 28. Kam dëgjuar se veroret sjellin fat, kam vënë dy sot, një për ju dhe një për BE, që të jenë fatsjellëse.