Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot dy kërkesa të subjekteve politike për regjistrim në zgjedhjet e 11 Majit.

Njëri prej subjekteve është partia e Luli Bashës, e cila duhet të dërgojë në KQZ vendimin nga gjykata për ndryshimet në organet drejtuese të kësaj partie.

Kështu sot KQZ do të vulosë fatin e partisë së Bashës pasi është dhe afati i fundit për regjistrimin e subjekteve politike./ CNA