Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i paraburgosur prej tre javësh nga SPAK dhe GJKKO, ka reaguar sot me një video-postim në rrjetin social Facebook, ku në qendër ishte transformimi i Pazarit të Ri në kryeqytet.

Teksa thekson se kjo punë është arritur pa dosje të rreme dhe as me dënime pa gjyq, teksa e kthyen 8 vite më parë në identitet dhe në vendin më të vizituar nga turistët.

“Vetëm përpara, askush s’mund ta fshijë super punën që kemi bërë në Tiranë”, shkruan Veliaj ndër të tjera.

Postimi i Erion Veliajt:

“PAZARI I RI!

As me dosje të rreme, as me dënime pa gjyq, askush nuk mund ta fshijë super punën që kemi bërë në Tiranë, si këtu në Pazarin e Ri, që 8 vjet më parë e kthyem në identitet dhe në vendin më të vizituar nga turistët. Forca!”