Tens of thousands gather in front of the Serbian parliament during a major anti-corruption rally led by university students in Belgrade, Serbia, Saturday, March 15, 2025. (AP Photo/Marko Drobnjakovic)

Në sheshin Sllavija të Beogradit, studentët kanë nisur t’i mbajnë fjalimet. “Shikojeni sa shumë jemi këtu. Lë të zgjojë zëri ynë Serbinë”, ka thënë një student para turmës.
Një numër i madh njerëzish janë ende para ndërtesës së Parlamentit të Serbisë dhe në rrugët në afërsi.

Mijëra qytetarë janë duke protestuar në Beograd, pas thirrjes së studentëve, të cilët, për më shumë se katër muaj, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad.

Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë, studentët – të mbështetur edhe nga akademikë dhe qytetarë të tjerë – organizojnë protesta dhe bllokojnë fakultete.

Si kundërpërgjigje, një grup i quajtur “Studentët 2.0” është mbledhur në Parkun e Pionierit në Beograd para dhjetë ditësh, duke kërkuar që t’iu jepet fund bllokadave në fakultete.