Kristjan Asllani ka lënë pas mëdyshjet që kishin lindur rreth mundësive të tij për të luajtur në nivelet që kërkon Interi dhe me paraqitje mëse bindëse ka treguar se mund të zëvendësojë Çalhanollun në radhët e zikaltërve.
Dhe në një moment të sezonit ku Interi është në garë për çdo trofe të mundshëm, kontributi i tij do të jetë thelbësor. Për këtë është i bindur ikona e klubit zikaltër, Xhuzepe Bergomi, i cili ka theksuar se aktivizimi i lojtarëve si Asllani është i domosdoshëm për Interin.
“Të gjithë skuadrat e Serisë A kanë një grup të madh lojtarësh. Është e vërtetë që Interi ka titullarët, por nëse Inzagi kërkon të luftojë në të tre frontet, duhet të aktivizojë Asllanin, Zielinskin dhe të tjerët si ata. Inzagi ka qenë gjithmonë i qartë mbi objektivat e skuadrës, që duhet konkurruar në çdo front”, tha Bergomi.