Nga Eduard Zaloshnja

Vetvendosja e Kurtit mori vetëm 40.9% të votave të pjesëmarrësve të zgjedhjeve nëterritorin e Kosovës. Dhe me këtë përqindje do të siguronte vetëm 47 mandate në Kuvend, nga 61 që i duhen për krijimin e qeverisë.
Por epërsia tek votat nga diaspora duket se po i jep një shtysë Vetvendosjes,për tëarritur deri në 50 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Dhe sidoqoftë, për të arritur tek pragu i 61 mandateve që i duhen Kurtit për krijimin e qeverisë, do t’iduhen edhe votat e deputetëve të pakicave joserbe, siedhe votat e disa deputetëve opozitarë shqiptarë.

Nga deputetët opozitarë shqiptarë, ata të Nismës së Limajt duken më të mundshmit për t’iu bashkuar të paktën 61 deputetëve që mund të votojnë një qeveri të Kurtit për mandatin e ardhshëm qeverisës në Kosovë.
Limaj është një nga ish-komandantët legjendarë të UÇK-së, i cili tani ndodhet para udhëkryqit më të rëndësishëm të jetës së tij politike. A do të bashkohet ai me Kurtin në qeveri, pas shumë vitesh në opozitë me të? Vendimi i tij mund të përcaktojë 4 vitet e ardhshme të qeverisjes në Kosovë…