Sot nënat dhe gratë në të gjithë botën festojnë 8 Marsin. Kjo është një ditë feste, por dhe proteste, apo reflektimi për figurën e gruas. Të nderohen nënat, bashkëshortet dhe femrat, që me punën e tyre të palodhur, i shërbejnë vetes, familjes e shoqërisë.

8 Marsi në vendin tonë është kthyer në një ditë simbolike, prandaj jo më kot dhe emisioni “Rudina” në Tv Klan i kushtohet tërësisht gruas e figurës së saj. Që në hyrje të programit 5 gratë e panelit morën nga moderatorja Rudina Magjistari në shenjën dhurate e vlerësimi nga një tufë me lule mimoza.

Pjesë e panelit të kësaj të shtune ishte dhe Sevim Arbana, e cila prej vitesh jep kontributin e saj si aktiviste, për ndërgjegjësimin dhe lartësimin e vlerave të gruas. Në studio ajo tha se shoqata në “Dobi të gruas shqiptare”, çdo vit organizon protesta simbolike, ku përmes tyre ngrihet një kauzë me në qendër gruan. Këtë vit kauza e shoqatës është vota, duke vënë dhe njëherë theksin tek e drejta e grave për të votuar.

Protestat e tyre kanë qenë të shumta, herë në formën e koncerteve, e herë në formën e lojërave apo garave. Sevim Arbana veçon një prej protestave më unike, atë të vitit 2005 ku u zhvillua një garë basketbolli mes femrave dhe meshkujve. Pjesë e kësaj gare ishte dhe kryeministri i vendit Edi Rama. Aktivistja tha se synimi i gjithë kësaj ishte që gratë luftën për barazi nuk duan që t’jua dhurojnë, por ta fitojnë vetë me dinjitet.
“Faktikisht ne jemi nënat ose themelueset e protestave në kuptimin e mesazhit që sollëm që në vitin 2000 se çfarë është 8 Marsi protestë apo festë. Dhe këtë e bëmë për të edukuar më shumë njerëzit, burrat dhe gratë, për të kuptuar që lufta jonë për barazi për të drejtat e njeriut është pa kufi dhe duhet që për këto datat historike që njerëzimi ka luftuar dhe ka bërë kthesa ne duhet që t’ua ngulisim njerëzve që të bëjnë akte të tillë.
Kemi protestuar për të dhënë koncerte me zëra femërorë nëpërmjet artit. Kemi protestuar duke dhënë një kafe, ndihmë për gratë e varfra. Kemi protestuar duke garuar. Ne përshembull kemi bërë një protestë duke bërë një lojë basketbolli që ka qenë pak qesharake. Morëm 6 burra të gjatë, ka qenë dhe Edi Rama në atë kohë në 2005-ën dhe 6 gra të gjata që të luanin basketboll. Ne humbën natyrisht sepse ishim më të shkurtra, kurse ata ishin më të gjatë dhe sportistë.
Nuk ishte ideja që të humbshim apo jo, ideja ishte që luftën për barazi ne nuk duam që të na i dhurojnë. Ne duam që ta fitojmë me standardet tona, me kualitetet tona dhe kjo ka qenë që në fillim motoja jonë. Ndaj çdo 8 Mars ne ngremë një kauzë. Për shembull këtë vit kauza jonë është që unë votoj. Unë votoj dhe ideja është që të votojmë”, tha aktivistja Sevim Arbana.