Këngëtarja e famshme Madonna ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve teksa ka postuar një video në TikTok, ku ka treguar që në dhëmbët e saj ka vendosur gurë të çmuar.
Ndonëse vetë këngëtarja nuk shkroi asgjë përbri postimit, shumë fansa komentuan sesa shumë mund të ketë kushtuar kjo zgjedhje e saj. Në video ylli i popit u shfaq duke kënduar disa vargje teksa buzëqeshte duke lënë bizhuteritë e saj blu të vjedhin të gjithë vëmendjen.

“Kjo padyshim kushton më shumë se makina ime,” shkroi një fans. “Madonna seriozisht tani,” shtoi një tjetër ndjekës.
Bizhuteritë që këngëtarja kishte veshur duket se janë të njëjta me ato që ajo zbuloi në vitin 2022 në “The Tonight Sho with Jimmy Fallon”.

Në atë kohë, Madonna tha se i projektoi vetë ato si një dhuratë për ditëlindjen e saj të 64-të, duke shtuar: “Nuk e di pse njerëzit kanë probleme me bizhuteritë e mia… Më pëlqen mënyra se si duken, janë bizhuteri për gojën.

Madonna është mësuar të përdorë stolitë luksoze të gojës. Që nga viti 2013, ajo kishte përvetësuar tashmë bizhuteri të lëvizshme që i vendosen në dhëmbë, prej ari të ngurtë të zbukuruar me 24 diamante, ndërsa që nga vitet ’90 është fotografuar me dhëmbë floriri, duke i dhënë formë një estetike që po evoluon vazhdimisht.